Thursday, 24. September 2026
Sport

Vazhdojnë kritikat e Bepe Bergomit ndaj Milanit: Leao shpesh nën pritshmëri, ashtu si e gjithë skuadra

GS 14/05/2024 1 Min. Lesezeit

Bepe Bergomi vijon të mbetet koherent në kritikat e tij për Milanin, pavarësisht se në shumë raste nuk i ka kursyer edhe elozhet. Ishkapiteni i Interit, duke u fokusuar në paraqitjen e Leaos kundër Kaljarit, deklaroi:

Giuseppe-Bergomi-e1522975947483

“Leao së bashku me Milanin mund të kishin dhënë dhe bërë më shumë këtë sezon. Ka pasur shumë raste kur portugezi mund të bënte ato që tregoi kundër Kaljarit. Ai është pika e fortë e kuqezinjve, është një simbol por nuk ka qenë i vazhdueshëm siç nevojitet kur klubi synon objektiva të caktuar. Vitin e kaluar mendoj se ai shënoi 13 gola në Serie A dhe dy në Kupa, ndërsa deri më sot ka shënuar shumë pak në kampionat për dikë si ai dhe me cilësitë që ka”.

Më pas Bergomi u përqendruar te sezoni i “Djallit” që mes dëmtimesh dhe rrëshqitjesh, ka pasur jo pak probleme. “Llogaritë duhen bërë në fillim, por Milani e pati shumë të vështirë për disa muaj. Kjo duhet të përfshihet në bilancet e drejtuesve.”

PANORAMASPORT.AL

Teilen: