Saga e dëmtimeve vazhdon të godasë Realin e Madridit. Si të mos mjaftonte një listë e gjatë të dëmtuarish, një tjetër lojtar është shtuar në infermieri. Bëhet fjalë për sulmuesin Hoselu, i cili pritet të mungojë në tri javët e ardhshme, siç raportojnë mediat spanjolle.
Në fakt kishte disa ditë dyshime për të në Valdebebas. Që nga fillimi i javës ai nuk ishte stërvitur normalisht. Fillimisht u duk si një ndrydhje në kaviljen e djathtë (e nisi në Vajekas), por lojtari iu nënshtrua testeve mëngjesin e së premtes dhe rezultatet kanë qenë pesimiste.
Sulmuesi vuan nga një edemë kockore dhe është i detyruar të qëndrojë disa kohë jashtë fushave. Burimet e klubit bëjnë me dije se ai do të mungojë për rreth tri javë.
PANORAMASPORT.AL