Cluji ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Dinamo Bukureshtit në kuadër të ‘play-off-it’ në kampionatin rumun.
Golin e vetëm në këtë takim për mysafirët e realizoi Meriton Korenica, i cili realizoi në minutën e 64-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 ekipit të tij.
Në anën tjetër tek Dinamo Bukureshti u aktivizua sulmuesi tjetër kosovar Astrit Selmani i cili kompletoi 90 minuta, por nuk ia doli të lë ndonjë gjurmë.
Për paraqitjen e tij në këtë takim dhe golin e realizuar, Korenica u vlerësua me notën 7.5 nga Sofascore dhe vetëm Andrei Marginean (7.6) i mysafirëve ka bërë më mirë se ai.
Ky ishte goli i tetë i Korenicës këtë sezon me Clujin në 35 ndeshje të luajtura deri më tani, teksa ka edhe gjashtë asistime.
Cluji do të rikthehet në aksion vikendin e ardhshëm ku do të jenë nikoqir të Universitatea Cluj me fillim nga ora 20:00.