Tuesday, 10. March 2026
Sport

Vazhdon interesimi i klubit turk për Berishën, ende s’ka marrëveshje finale

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha me shumë gjasa do të largohet nga Serie A këtë afat kalimtar.

Skuadra e Torinos tashmë ka marrë disa oferta për portierin “kuqezi” dhe siç raportojnë mediat në Itali, Berisha ka filluar negociatat me skaudrën nga Turqia, Fatih Karagumruk, shkruan Lajmi.net

  

Berisha pritet të bëhet bashkëlojtar i futbollsitit të Kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresevic.

Kujtojmë që portieri 34-vjeçar me Torinon ka kontratë deri në qershor të vitit 2024, por largimi i tij mund të vjen shumë shpejt dhe vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” është 400 mijë euro./Lajmi.net/

  


Teilen: