Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija po konsiderohet si një nga lojtarët më të kërkuar të Bundesligës 2.
VfL Bochum është skuadra e radhës që po kërkon shërbimet e në veçanti duket se po punon për një transferim.
Siç raporton Bild, VfL Bochum tashmë po tenton të nënshkruajë me Florent Muslija.
25-vjeçari është nën kontratë me SC Paderborn – por vetëm deri në fund të sezonit.
Me nëntë gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat, ai është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.
Mesfushori sulmues ka ngjallur prej kohësh interesimin e klubeve të tjera që luajnë edhe në Bundesligë.
Sipas raportit, Bochumi tashmë ka kontaktuar me menaxhmentin e Muslijës.
Synimi i tij i qartë është të luajë në ligën e parë sezonin e ardhshëm nëse është e mundur.
Prandaj, një zgjatje e mundshme e kontratës me Paderborn duket realiste vetëm nëse arrihet promovimi në Bundesligë. /Lajmi.net/