Wednesday, 29. April 2026
Sport

Vazhdon spektakli i “Play-off”-it në basketboll, sonte dueli Bashkimi – Bora

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

“Play-off”-i i ProCredit Superligës po sjell super ndeshje, dramë dhe adrenalinë në arenat e basketbollit.

Çdo sfidë është vendimtare dhe shumë e rëndësishme. Seria gjysmëfinale është barazuar në 1:1, duke premtuar spektakël në sfidat e ardhshme.

Bashkimi – Bora përballen në një super takim të mërkurën, ku të dy skuadrat synojnë të avancojnë 2:1. Ndeshja e parë përfundoi 73:70, derisa e dyta 76:75, me dy përballje dramatike, ashtu siç pritet edhe sfida e tretë.

Trepça – Peja ndeshen sërish në një betejë për të pasur epërsinë në gjysmëfinale. Dy gjigantët e basketbollit duan fitore, e më pas edhe të kalojnë në finale. Takimi i parë përfundoi 86:78, kurse i dyti 95:93, në një sfidë të jashtëzakonshme.

Pas katër ndeshjeve dramatike e të zjarrta, sfida të jashtëzakonshme priten edhe në mesjavë.

Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.

Gjysmëfinalet III

E mërkurë

19:30 Bashkimi – Bora (1-1)

Teilen: