Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, në mesjavë rikthehen ndeshjet e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e vajzave, ku në program është xhiroja e pestë.
Sot zhvillohet ndeshja ndërmjet Samadrexhës dhe Ulpianës, e cila nis nga ora 19:00.
Ndërkaq, të enjten janë në program dy përballje të tjera. Vëmendja kryesore pritet të jetë në kryeqytet, ku Prishtina përballet me Istogun, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 15:00. Po të enjten, nga ora 18:30, takohen Besa dhe Ferizaj.
Në kuadër të kësaj xhiroje është paraparë edhe përballja ndërmjet Terezës dhe Kastriotit.
Ndërkohë, sot nga ora 18:30, zhvillohet edhe ndeshja e mbetur e xhiros së parë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, ku Kastrioti përballet me Rahovecin.