Vdekja e Davide Astorit, spitali duhet t’i paguajë mbi 1 milion euro familjes
Pas shumë vitesh, ka një vendim të rëndësishëm në lidhje me ndarjen nga jeta të Davide Astorit. Spitali i Careggi duhet t’i paguajë 1 milion e 100 mijë euro familjes së ish-kapitenit të Fiorentinës.
Astori u nda nga jeta më 4 mars 2018, në Udine, për shkak të një arresti kardiak, pak orë para ndeshjes së kampionatit ndaj Udinese. Rimbursimi i kalon bashkëshortes Francesca Fioretti, vajzës Vittoria, prindërve dhe vëllezërve të futbollistit. Kjo është sentenca e Gjykatës së Firences, e konfirmuar së fundi nga Trupa e Kasacionit, që ka përcaktuar përgjegjësitë civile që lidhen me çështjen.
Në qendër të procedimit gjyqësor ishte Giorgio Galanti, mjeku që kishte ndjekur Astorin gjatë vizitave klinike. Galanti u dënua me një vit heqje lirie, sepse sipas gjykatës, nuk kishte interpretuar në mënyrë korrekte disa anomali që ishin shfaqur gjatë një prove force dhe që ishin sinjale për diagnostikime të tjera më të detajuara.