Futbollistja e Kombëtares së Moldavisë, Violeta Mitul ka vdekur pas një aksidenti tragjik.
UEFA ka njoftuar të shtunën se Violeta Mitul vdiq përderisa ishte duke bërë ecje malore me një bashkëlojtare të klubit Einherji.
Ajo ka rrëshqitur nga një shkëmb afër Vopnafjordurit dhe ka ndërruar jetë.
Mitul kishte debutuar në vitin 2017 për Moldavinë dhe kishte zhvilluar 41 paraqitje për shtetin e saj.
Mbrojtësja e krahut të majtë gjatë karrierës së saj kishte qenë pjesë e La Solana, Apulia Trani dhe WFC Voskhod.
26-vjeçarja ka fituar Kupën e Moldavisë dhe të Rumanisë me Alga Tiraspolin dhe Vasas Feminan.