Ish-lojtari i futbollit amerikan (NFL), Mike Williams, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare si pasojë e lëndimeve që ka marrë gjatë punës në një kantier ndërtimi, transmeton “Daily Mail”, përcjell Lajmi.net.
Ish-ylli i Tampa Bay dhe Kansas City Chiefs, i cili fitoi afro 12 milionë dollarë në karrierën e tij, ishte duke punuar në kantierin ku pati një aksident fatal javët e fundit.
Atletit fatkeq i ka rënë një tra prej çeliku në kokë dhe ka pësuar lëndime të rënda.
Williams kishte një ënjtje të madhe në tru dhe në palcën kurrizore, paralizë të plotë të krahut të djathtë dhe poshtë belit.
Ai kishte vështirësi të rënda në frymëmarrje dhe më 3 shtator mjekët e futën në koma të induktuar.
Babai i Williams zbuloi se ata kishin planifikuar të përpiqeshin ta zgjonin atë më 6 shtator, por ai për fat të keq nuk u mbijetoi plagëve.
Në karrierën e tij në NFL, Williams ai pati 223 pritje.