Prichard Colon ka ndërruar jetë pas 11-viteve në koma.
Pas vitesh vuajtjesh dhe vështirësish, boksieri u nda nga jeta dje në Florida në moshën 33-vjeçare.
Colon ishte një nga yjet më të rinj në ngritje të boksit.
Një tragjedi i ndodhi gjatë ndeshjes së tij me boksierin amerikan, Terrel Williams, në vitin 2015 dhe jeta e tij mori një kthesë tjetër.
Gjatë ndeshjes, Colon mori disa goditje në kokë, që e bën të pësojë lëndime serioze.
Ai u diagnostikua me hematomë subdurale dhe iu nënshtrua një operacioni urgjent në tru, pas së cilës ra në koma.
Pasi u zgjua nga koma, u kuptua serioziteti i dëmtimit të tij.
Teilen: