Sunday, 17. May 2026
Sport

Vdes ish-futbollisti i shquar i Skënderbeut, pësoi sulm kardiak

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu ka vdekur, në moshën 80-vjeçare, pas një arresti kardiak të pësuar pasditen e sotme. 

Legjenda e futbollit korçar ishte në takimin “Fjalën e ke ti”, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, teksa dhe duke diskutuar në mes të sallës, Veteran Topçiu ka humbur ndjenjat, njoftojnë mediat shqiptare.

Fatkeqësisht edhe pse menjëherë u transportua në spitalin e qytetit të Korçës, Veteran Topçiu vdiq.

I ndjeri Veteran Topçiu, ka veshur fanellën e Skënderbeut për 12 vite rresht (1960-1972), duke dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën korçare.

Për merita të veçanta ai mban dy medalje të akorduara nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë./Lajmi.net/

Teilen: