Monday, 17. August 2026
Sport

Vdes ish-Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë të Kosovës

GS 24/01/2025 2 Min. Lesezeit

Ka ndërruar jetë trajneri i njohur Ali Pllana. Pllana ishte për shumë vjet kryetar i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, themelues i këtij sporti, ish-shenjëtar dhe trajner.

Në cilësinë e trajnerit ai ishte pjesëmarrës edhe në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në Lojërat Evropiane Baku 2015.

Me këtë rast familjes së tij ngushëllime i ka shprehur Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi:

E nderuara familja, Pllana

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kontribuuesit të madh të sportit, Ali Pllana.

Pllana ishte për shumë vjet kryetar i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, themelues i këtij sporti, ish-shenjëtar dhe trajner.

Kontributi i tij i palodhshëm dhe përkushtimi ndaj zhvillimit të shenjëtarisë sportive do të mbeten një trashëgimi e çmuar për brezat e ardhshëm.

Ai ishte pjesëmarrës në cilësinë e trajnerit edhe në debutimin e Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 dhe në Lojërat Evropiane Baku 2015.

Në emër timin personal, Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe lëvizjes olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Pllana, Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, miqve dhe dashamirësve të sportit.

 

Teilen: