• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vdes Nazmi Kelmendi

11/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është i tronditur me ikjen në amshim të Nazmi Kelmendit.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Nazmi Kelmendi, ndaj më lejoni që në emrin tim personal, të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Nazmi Kelmendi ishte një prej figurave më të përkushtuara dhe të respektuara të futbollit kosovar, që për më shumë vjet dha kontribut të pashoq në zhvillimin e sportit tonë.

Në cilësinë e anëtarit të Kryesisë së FFK-së në dy mandate (2000-2004 dhe 2004-2006), por edhe si arkatar i Federatës, ai u dallua për ndershmëri, profesionalizëm dhe dashuri të pakushtëzuar për futbollin dhe komunitetin sportiv.

Përkushtimi i tij për futbollin ishte i jashtëzakonshëm, pasi për vite me radhë ishte edhe shtyllë e fuqishme në KF Fushë Kosova, si anëtar i kryesisë, duke ndikuar ndjeshëm në afirmimin e klubit dhe promovimin e vlerave sportive.

Kontributi i tij për vendin shtrihet përtej fushës sportive. Si një qytetar i përkushtuar ndaj lirisë dhe pavarësisë së vendit, Nazmi Kelmendi ishte pjesë aktive e proceseve jetike për shtetndërtimin e Kosovës, ku si deputet i Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, së bashku me kolegët e tij, përkundër rrethimit të hekurt të forcave policore serbe, me guxim e vendosmëri votuan për miratimin e Deklaratës Kushtetuese, e cila e përcaktoi statusin e Kosovës si republikë, si dhe ishte nënshkrues i Kushtetutës së Kaçanikut, më 7 shtator të vitit 1990.

Vlerësimi më i lartë që një qytetar mund të marrë nga vendlindja e tij, titulli “Qytetar Nderi” i Komunës së Fushë Kosovës, është dëshmi e gjallë e ndikimit dhe respektit që Nazmi Kelmendi gëzonte për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e jetës.

Në këto momente dhimbjeje, jemi pranë jush me respekt dhe mirënjohje të thellë për jetën, veprën dhe karakterin fisnik të Nazmi Kelmendit. Ai ishte njeri i urtë, atdhetar i vërtetë dhe model i përkushtimit qytetar e njerëzor.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Nazmi Kelmendin dhe veprën e tij jetësore!”, shpreh ngushëllime Agim Ademi.

Next Post

Ish-futbollisti i Kombëtares pas barazimit ndaj Letonisë: Ky nuk është vetëm një hap mbrapa, harroje Botërorin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.