Nuk ka asnjë fitore apo paraqitje të Vinicius Junior pa polemika dhe skena u përsërit në ndeshjen e pasdites së kësaj të shtune në shtëpinë e Osasunës, ku Reali i Madridit fitoi 4-2 me një dygolësh të brazilianit. Në tribunat e stadiumit u dëgjuan thirrje që shkaktuan reagime të ashpra.
“Vdis, Vinicius, vdis, Vinicius!”, u dëgjua gjatë lojës, e arsyeja që e shtyu lojtari të festonte golin e dytë me dorë në vesh, si për të thënë këndojeni tani…
Carvajal dhe Brahim Díaz shënuan golat e tjerë të skuadrës “merengues”. Arda Guler hyri në lojë në pjesën e dytë dhe për pak shënoi një gol që nga mesfusha.
Kujtojmë që gjatë ndeshjes së fundit Atlético Madrid-Napoli në Champions League, të njëjtat thirrje u dëgjuan edhe jashtë “Wanda Metropolitanos”.