Friday, 10. April 2026
Sport

Vedat Muriqi futet në histori, vetëm dy lojtarë në La Liga kanë…

GS 26/09/2023 1 Min. Lesezeit

Shqiptari i Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment të mrekullueshëm në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës, gjeti golin e tretë radhazi në La Liga.

Muriqiiiiii

Pas Selta Vigos dhe Zhironës, 29-vjeçari mbrëmjen e sotme arriti të tunde edhe rrjetën e Ter Shtegen, në minutën e 8-të, teksa asistoi për golin e dytë të shënuar në minutën 45+3. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Majorkës.  

Më golin e realizuar mbrëmjen e sotme ndaj Barcelonës, Muriqi u fut në historinë e La Ligës, teksa vetëm 2 lojtarë në La Liga, kanë shënuar gol kundër Barcelonës, Real Madrdit dhe Atletiko Madridit, që prej fillimit të sezonit të kaluar, ata janë Vedat Muriqi dhe Joselu.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: