Saturday, 4. April 2026
Futboll

Vedat Muriqi me Mallorcan mposhtë Real Madridin në shtëpi

GS 04/04/2026 2 Min. Lesezeit

Mallorca ka arritur një fitore historike në shtëpi ndaj Real Madrid, duke e mposhtur gjigantin spanjoll pas plot 14 vitesh.

Ndeshja u vendos në çastet e fundit, kur sulmuesi kosovar Vedat Muriqi u shndërrua në heroin e vendasve. Në minutën 90+1, pas një asistimi të saktë, Muriqi u gjend përballë portierit Andriy Lunin dhe me një goditje të fuqishme e të pandalshme e dërgoi topin në rrjetë, duke i siguruar Mallorcas tri pikë të arta.

Ky ishte goli i 19-të për Muriqin këtë sezon në La Liga, duke vazhduar formën e shkëlqyer dhe duke konfirmuar rolin e tij kyç në skuadër.

Falë kësaj fitoreje, RCD Mallorca largohet nga zona e rrezikut, duke shkuar në kuotën e 31 pikëve dhe duke marrë një frymë më të qetë në luftën për mbijetesë.

Në anën tjetër, Real Madrid bën një hap të madh mbrapa në garën për titull, duke i dhënë mundësi FC Barcelona që të shkëputet në +7 pikë në rast se fiton ndaj Atlético Madrid.

Një mbrëmje e paharrueshme për Mallorcan dhe një tjetër paraqitje heroike nga Vedat Muriqi, i cili po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll

Teilen: