Vedat Muriqi po vazhdon të jetë një nga emrat më të ndritshëm të LaLigas këtë edicion. Sulmuesi i Mallorca-s shkëlqeu sërish në fundjavën e fundit, duke realizuar dy gola vendimtarë në barazimin 2-2 ndaj Osasuna-s.
Prizrenasi u shfaq në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar dy herë brenda vetëm katër minutave dhe duke qenë lojtari më i rrezikshëm i ishullorëve gjatë gjithë takimit. Performanca e tij u vlerësua lartë nga SofaScore, që i akordoi notën 9.2, një vlerësim që e vendosi mes më të mirëve të javës në kampionatin spanjoll.
Falë këtij superparaqitjeje, Muriqi u përfshi edhe në formacionin ideal të javës në LaLiga, ku rezultoi lojtari i dytë më i vlerësuar, pas Dani Olmos së Barcelonës, i cili mori notën 9.5.
Skuadra ideale e SofaScore për këtë javë ka Inaki Penan në portë, ndërsa treshja mbrojtëse përbëhet nga Marc Bartra, Gerard Martin dhe Hancko. Në mesfushë janë përzgjedhur Lamine Yamal, Berenguer, Dani Olmo dhe Moleiro, ndërsa vijën e sulmit e formojnë Muriqi, Alexander Sorloth dhe Perez.
Ky është një tjetër konfirmim i rëndësishëm për Vedat Muriqin, i cili po përjeton një sezon shumë solid dhe po mbetet ndër sulmuesit më të qëndrueshëm në elitën e futbollit spanjoll. Mallorca vazhdon të mbështetet fort te goli dhe përvoja e tij, ndërsa prizrenasi po dëshmon sërish se është lideri absolut i skuadrës balearike.



