Mallorca siguroi një fitore të vështirë në udhëtim ndaj Las Palmas në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit spanjoll.
I pranishëm në formacionin e mysafirëve ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili nuk ia doli që ta gjejë rrugën e rrjetës kësaj radhe.
Në vend të kësaj, ai u bë protagonist për një gjest të pahijshëm në drejtim të njërit prej lojtarëve kundërshtar.
Po luhej minuta e 88-të e takimit kur gjyqtari i ndeshjes shkoi për të parë rastin nga afër në monitorin e VAR-it dhe pasi e bërë këtë, vendosi që ta ndëshkojë Muriqin direkt me karton të kuq.
Si duket ka ndikuar tensioni i lojës duke marrë parasysh se po luheshin minutat e fundit dhe Vedati nuk ia doli që të kontrollojë emocionet e tij.
Tani mbetet të shihet se cili do të jetë dënimi që do të marrë ai, por me gjasë do të mungojë në dy ndeshjet e radhës tek Mallorca.
Tani mbetet të shihet se cili do të jetë dënimi që do të marrë ai, por me gjasë do të mungojë në dy ndeshjet e radhës tek Mallorca.