Saturday, 28. March 2026
Futboll

Vedat Muriqi për mediat turke:Ndeshja ndaj Turqisë do të jetë me emocione

GS 28/03/2026 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka folur për ndeshjen e fazës së play-off-it për Kupën e Botës kundër Turqisë.

Një një intervistë për mediumin turk HT Spor Muriqi  është shprehur se fitorja kundër Sllovakisë ishte tejet e madhe,dhe se dardanët kanë shfaqur karakter dhe shpirt luftarak.

Muriqi u ndal tek ndeshja me kombëtaren turke,ku e vlerëson lartë ekipin e trajnerit Vincenzo Montella dhe thotë se edhe përkundër që Turqia është favorite Kosova mund të bëjë befasi përmes lojës kolektive si dhe foli edhe për përvojën që ka kaluar në Superligën Turke.

“Shorti kundër Turqisë më ngjall ndjenja të përziera personalisht. Gjatë karrierës sime futbollistike, u bëra Vedat në Turqi. Tetë vjet, sigurisht… Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor, Fenerbahçe… Këto klube më bënë Vedat. Për familjen time, Turqia zë një vend shumë të veçantë. Po përjetoj emocione komplekse.Kam pasur nderin të luaj kundër disa prej këtyre lojtarëve, si kundërshtar dhe madje në të njëjtën skuadër me disa prej tyre. Pra, po përjetoj vërtet ndjenja të mrekullueshme dhe interesante. Por duke pasur parasysh që Turqia nuk është kualifikuar për Kupën e Botës për 24 vjet, mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe konkurruese”

“Që nga dita e parë që u largova nga Turqia, tifozët turq më kanë mbështetur gjithmonë. Tani është shumë e natyrshme që do të përballemi me Turqinë. Thënë troç, ne jemi rivalë; pra për një ndeshje, jemi rivalë për 90 ose 120 minuta. Kam respekt të madh për Turqinë. U rrita atje si futbollist, fillova të fitoja jetesën atje. Sigurisht, ka një anë emocionale, dhe unë flas turqisht si një folës amtar. Do të japim gjithçka që mundemi për ta bërë ëndrrën tonë realitet

Kujtojmë që Vedat Muriqi ka luajtur për shumë klube në Turqi ku së fundmi ishte pjesë e gjigantit turk Fenerbahce,përpara se të kalonte tek Lazio në Itali e më pas tek Mallora në La Ligën spanjolle.

Teilen: