Wednesday, 19. August 2026
Sport

Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje te Majorka, gati të për sfidën e radhës në La Liga

GS 17/10/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është rikthyer në stërvitje të plotë me Majorkën.

Muriqi mungoi në tri ndeshjet e fundit të skuadrës nga La Liga, por tani është i gatshëm për takimin e radhës që ekipi i tij e zhvillon ndaj Rajo Valejkano.

“Pirati” i mungoi edhe Kosovës në dy ndeshjet e tetorit, ndaj Lituanisë dhe Qipros dhe ishte një mungesë e madhe në sulmin “dardan”.

30-vjeçari pritet të jetë në dispozicionin e trajnerit Jagoba Arrasate për ndeshjen e së dielës.

Gjatë këtij edicioni, Muriqi ka zhvilluar gjashtë ndeshje – ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist në La Liga.

Teilen: