Sunday, 24. May 2026
Sport

Vedat Muriqi shënon golin numër 23, por… Mallorca bie nga kategoria

GS 24/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mallorca e Vedat Muriqit do të luajë në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Java e fundit në La Liga dha vendimin e hidhur, pavarësisht fitores 3-0 përballë Real Oviedos, me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që shënoi golin e tretë të sfidës, duke u ngjitur në kuotën 23.

Mallorca e mbylli sezonin në vendin e 18-të. Murici, i cili shënoi në minutën e 88-të ndaj Oviedos, e mbylli sezonin si golashënuesi i dytë më i mirë  pas Kylian Mbappe. Mallorca ra nga kategoria bashkë me Gironan dhe Oviedon.

Teilen: