Friday, 1. May 2026
Sport

Vedat Muriqi shkëlqen, por Mallorca mposhtet nga Espanyoli

GS 16/09/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Vedat Muriqi ishte protagonist i ndeshjes mes Espanyolit dhe Mallorcës, duke realizuar dy gola, por paraqitja e tij nuk mjaftoi që skuadra e tij të marrë pikë në udhëtim.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi dopietë në përballjen e mbrëmshme, megjithatë Mallorca u mposht me rezultat 3-2 nga Espanyoli.


Banner

Goli i parë i 31 vjeçarit erdhi në minutën e 45-të nga pika e bardhë, duke ngushtuar epërsinë e vendasve në 2-1, pasi më herët për Espanyolin kishin shënuar Milla dhe Fernandez.

Në minutën e 65-të, djali nga Prizreni realizoi sërish, këtë herë me një goditje me kokë, duke barazuar rezultatin në 2-2 dhe duke rikthyer shpresat për Mallorcën.

Megjithatë, në minutën e 83-të, Garcia realizoi nga penalltia për Espanyolin, duke vulosur fitoren e vendasve dhe lënë ekipin ishullor pa pikë nga kjo ndeshje.

Pas katër xhirove të para, Mallorca mbetet me vetëm një pikë, ndërsa Espanyoli ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 10 pikë, dy më pak se lideri Real Madrid. /ATVLIVE.TV

Teilen: