Saturday, 11. April 2026
Sport

Vedat Muriqi spektakolar, Mallorca barazon në Cadiz

GS 28/04/2024 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është më i merituari që Mallorcay kthehet me një pikë të madhe nga Cadizi.

Skuadra e Cadizit ka barazuar me rezultat 1:1 me Mallorca-n, në takimin e javës së 33-të të kampionatit spanjoll.

Muriqi edhe një herë u tregua spektakolar duke shënuar supergol.

Ishte minuta e 12-të kur shtatlarti nga Kosova hidhet në ajër e nga rreth 10-11 metra shënoi me kokë për 0:1 pas harkimit të sllovakut Martin Valjent.

Në minutën e 59-të, Ramos e ka barazuar rezultatin 1:1. 

Në minutën e 84-të, Muriqi është zëvendësuar. Mallorca renditet në vend të 16-të me 32 pikë e Cadiz në të 18-tin me 26 sosh.

Teilen: