Thursday, 22. January 2026
Sport

Vëllaznimi fiton, Prishtina avancon tutje

GS 22/01/2026 1 Min. Lesezeit

Sigal Prishtina ka avancuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll pasi në çerekfinale ka eliminuar Vëllaznimin.

Përkundër humbjes në ndeshjen e kthimit në kryeqytet, Prishtina avancoi tutje falë fitores në duelin e parë të luajtur në Gjakovë, të cilin e fitoi me shifrat 82:68.

Të enjten në Prishtinë, skuadra e Vëllaznimit triumfoi me rezultat 74:69 por që nuk ishte i mjaftueshëm për të bërë kthesën e madhe.

Prishtina e fitoi çerekun e parë dhe të tretin, ndërsa Vëllaznimit të dytin dhe të kartërin. Pikërisht në çerekun e fundit (28:15) e bëri dallimin dhe arriti ta fitojë ndeshjen.

Jericole Hellems me 25 pikë e 8 kërcime ishte më efikasi te Vëllaznimi kurse te Prishtinë u veçua Kelby Kramer me 14 pikë e 7 kërcime.

Teilen: