Sunday, 26. April 2026
Sport

 Vëllaznimi kthehet te fitorja, mposht thellë Istogun

GS 04/02/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Vëllaznimit është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën, Vëllaznimi ka triumfuar bindshëm ndaj Istogut me shifrat 90:57, në duelin e luajtur në Gjakovë në kuadër të xhiros së 20-të.

Kjo fitore për Vëllaznimin erdhi pas dy humbjeve rresht dhe e ngrit ekipin gjakovar në kuotën e 29 pikëve në tabelë. Skuadra gjakovare ka dominuar totalisht ndaj Istogut, i cili arriti ta fitoj vetëm çerekun e tretë (17:11).

Për Istogun, kjo ishte humbja e 19-të këtë edicion, në të cilin e ka edhe një fitore. Zë vendin e fundit në tabelë me 21 pikë të tubuara.

Myreon Jones me 24 pikë dhe Jalen Ray me 17 pikë të realizuara ishin më të dalluarit te Vëllaznimt. Ndërkohë, te Istogu u veçua Arian Azemi me 18 pikë të shënuara.

Teilen: