Tuesday, 19. May 2026
Sport

Vëllaznimi mposht Pejën

GS 14/09/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Vëllaznimit ka startuar sezonin e ri në Superligën e Kosovës në basketboll në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vëllaznimi në xhiron e parë ka mposhtur skuadrën e Pejës për ta nisur sezonin e ri me fitore.

Të shtunën, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Vëllaznimi triumfoi me shifrat 73:65.

Skuadra gjakovare, dallimin dhe shkëputjen në rezultat e bëri në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultatin 31:20.

Amerikani Shizz Alston ishte më i merituari për këtë fitore të Vëllaznimit. Ai ndeshjen e mbylli me 28 pikë të shënuara, ndërsa qendra Jason Jitoboh pati 13 pikë e po aq kërcime.

Te Peja, Shahade Wells realizoi 18 pikë dhe Musab Mala shtoi 12 sosh, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Në fakt, Wells e Mala ishin lojtarët e vetëm te Peja me pikë dyshifrore.

Teilen: