Vëllaznimi i Gjakovës, kampion i Ligës Unike, do të përballet me Sigal Prishtinën, në takimin e parë të çerekfinales së parë të play – off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja luhet nesër (18.00) në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Gjakovarët janë në presion të Prishtinës.
“Momenti tjetër final ka ardhur, tash çdo ndeshje e çdo pikë e shënuar ka rëndësi të madhe e vendimtare!
Nesër udhëtojmë drejt kryeqytetit, për tu përballur me Prishtinën, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale!
Ekipi që arrin dy fitore, kualifikohet në gjysmëfinalen e madhe, andaj një fitore eventuale nesër do të thoshte afrim drejt objektivit!
E mërkure, ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, për të nisur serinë me rezultat pozitiv!”, njofton KB Vëllaznimi.