Thursday, 20. August 2026
Sport

Vëllaznimi – Peja e PC Prizreni – Sigal Prishtina, duelet e ditës në basketboll

GS 09/01/2025 1 Min. Lesezeit

Xhiroja e 15-të e Superligës në basketboll, vazhdon të enjten me dy duele të tjera në program.

Sot nga ora 19:00, ndeshen Vëllaznimi-Peja në një përballje, që pritet të sjellë basketboll e atmosferë të bukur në Gjakovë. Kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, derisa pejanët tetë fitore e gjashtë humbje.

Në terminin e njëjtë, por në Prizren, Proton Cable Prizreni-Sigal Prishtina ndeshen për herëntë tretë në këtë edicion.

Është një duel, ku të dy skuadrat do të japin gjithçka për fitore, pasi është një përballje shumë e rëndësishme.

Prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, derisa prishtinasit gjashtë fitore e tetë humbje.

Teilen: