• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vëllaznimi – Prishtina, finalja e Ligës Unike

26/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën mbrëma në kryeqytet kanë përfunduar ndeshjet gjysmëfinale të turneut “Final 4” të Ligës Unike për basketbollistë.

Tashmë, janë mësuar edhe skuadrat finaliste, të cilat do të përballen në finalen e madhe për titullin e kampionit.

Në këtë ndeshje finale, që luhet të enjten prej orës 20:00, do të përballen dy skuadrat nga Kosova, Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina.

Vëllaznimi i Gjakovës ishte ekipi i parë që siguroi finalen, pasi në gjysmëfinalen e parë mposhti Golden Eagle Yllin me rezultatin e ngushtë 76:75.

Trey Anderson me 23 pikë, Jericole Hellems me 19 pikë dhe Jason Jitoboh me 17 pikë të shënuara ishin më të dalluarit te Vëllaznimi kurse tek Ylli u veçuan Jan Palokaj e Lis Shoshi që realizuan 18 përkatësisht 17 pikë.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë, Sigal Prishtina e mposhti Besëlidhjen e Lezhës me shifrat 81:67.

Më efikasi te Prishtina ishte Jordan Davis me 19 pikë kurse te Besëlidhja u dallua Marcellus Garrick me 24 pikë të realizuara.

Para ndeshjes finale, do të luhet dueli për vendin e tretë, ku do të përballen Golden Eagle Ylli dhe Besëlidhja.

Turneun “Final 4” të Ligës Unike që nisi të mërkurën dhe përfundon të enjten, po e organizon skuadra e Sigal Prishtinës.

Next Post

Momentet e fundit/ Ironia e fatit, Tiago Motën e përcolli… ai që e zëvendësoi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.