Marc Marquez me Ducati fitoi garën sprint të zhvilluar në pistën franceze të La Mansh, të vlefshëm për botërorin e MotoGP.
Ky është suksesi i radhës i pilotit spanjoll, që dominon renditjen botërore.
Një garë me 13 xhiro e dominuar nga ikona e motociklizmit, që ashtu si në garat e mëparshme ka si rival të vetëm vëllain e tij Alex Marquez me Ducati Gresini. Ai u rendit i dyti, me gjysmë sekondi diferencë.
Dy vëllezërit dueluan fort deri në metrat e fundit, por në fund triumfoi Marc Marquez. Në podium u ngjit edhe spanjolli Fermin Aldeguer me motorin tjetër Ducati Gresini.
Garë për t’u harruar kjo për Francesco Bagnaia, që u rrëzua me Ducati.
Vetëm i katërti francezi Fabio Quartararo me Yamaha, që edhe pse e nisi garën nga “pole” nuk arriti ta ruajë kreusimin. Ai la pas spanjollin Maverick Vinales. Ditën e diel do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Francës.