Thursday, 21. May 2026
Sport

Vendi i parë vetëm 4 pikë diferencë nga ai i shtatë

GS 29/09/2024 1 Min. Lesezeit

Dueli mes Tiranës dhe Skënderbeut i cili përfundoi me shifrat 2-1 për kryeqytetasit, mbylli siparin e javës së shatë në Superiore. 

Rivalitet i ashpër për kreun në këto javë të para, me Vllazninë që kryeson me 13 pikë, e ndjekur nga Partizani dhe Elbasani me nga 1 pikë më pak.

Ndërkohë në diferencë të ngushtë pikësh me kryesuesit ndodhen edhe Egnatia dhe Dinamo, vetëm 2 pikë larg. 

Në krahun tjetër edhe Teuta dhe Tirana arritën të siguronin 3 pikë  të arta, duke u larguar nga zona e ftohtë, që momentalisht ndodhen Skënderbeu, Bylisi dhe Laçi.

Teilen: