Anglia dhe vendet e tjera pritëse do të duhet ta fitojnë vendin e tyre në “Euro 2028”, pavarësisht se turneu do të luhet në Ishujt Britanikë. Siç pritej, me Federatën Angleze që dëshiron që “Tre Luanët” të luajnë ndeshje zyrtare përpara turneut, në vend të një viti miqësoresh, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s tani ka konfirmuar strukturën e re kualifikuese.
Në një takim në Bilbao, u vendos se katër vendet organizatore të turneut, Anglia, Irlanda, Skocia dhe Uellsi, nuk do të kualifikohen automatikisht në “Euro 2028”. 12 skuadrat e renditura të para në grupe dhe tetë më të mirat e dyta do të kualifikohen automatikisht.
Dy bileta do t’u sigurohen dy vendeve organizatore më të mira, që nuk janë kualifikuar automatikisht. Ndërsa dy vendet e fundit do të përcaktohen nga “playoff”-i i vendeve të dyta të mbetura në fazën e grupeve.
PANORAMASPORT.AL