• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendim “blic” i FIFA-s për Sandro Tonali, lojtari duhet të lërë grumbullimin e Njukasëllit

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA ka vendosur që Sandro Tonali të mos zbresë më në fushën e lojës derisa të mbyllet dënimi që ka dhënë Federata italiane e Futbollit për përfshirjen e tij në çështjen e basteve. Edhe pse duhen kaluar disa etapa burokratike, “Associated Press” ka mësuar nga organizmi më i lartë i futbollit botëror se që nga dita e sotme vendimi është bërë zyrtarisht global.

tonali

Normalisht, vendimi i Federatës Italiane për 10 muajt pezullim duhej të miratohej edhe nga Komiteti Olimpik dhe më pas të shkonte në FIFA që ai të bëhej ndërkombëtar. Por duket se kësaj organizate nuk i kanë pëlqyer shfaqjet e dashurisë së tifozëve të Njukasëll ndaj një lojtari që ka gabuar me një çështje shumë delikate siç është ajo e basteve.

Ndaj ajo ka miratuar kërkesën e Federatës Italiane pa përfunduar hapi i dytë i aprovimit edhe nga Komiteti Olimpik, duke mbyllur që sot sezonin e mesfushorit italian. Ky i fundit ishte grumbulluar nga Njukasëll, pasi në klubin anglez mendonin se mund ta aktivizonin në këtë fundjavë ndaj Ullvërhemptonit.

Edhe trajneri Edi Houi tha sot se po mendonte aktivizimin e tij në këtë sfidë, por tashmë ky plan ka marrë fund dhe Tonali është i detyruar të nisë pushimet duke u larguar nga grumbullimi i skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pritja vazhdon, Broja sërish jashtë skuadrës edhe për sfidën ndaj Brentford

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.