• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendim i papritur i FIFA-s, Botërori 2030 mund të zhvillohet në 3 kontinente! Argjentina zbulon ku luhet ndeshja e parë

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Botërori i vitit2030 do të jetë unik. Jo vetëm për faktin se shënon 100 vjetorin e aktivitetit të parë të këtij lloji, por edhe se mund të luhet në tre kontinente të ndryshme. FIFA nuk ka bërë zyrtare ende se ku do të luhet faza finale e turneut, por një njoftim i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL, lë të kuptohet se vendimi është i tillë.

asdsdasdadasdassda

Presidenti i CONMEBOL, Alehandro Domingues, si dhe ai i Federatës Argjentinase, Alehandro Tapia, kanë publikuar mesazhe në rrjete sociale ku theksojnë se aktiviteti “do të fillojë” në Amerikën e Jugut, ashtu si edicioni i parë.

“Besuam në gjëra të mëdha. Botërori 100-vjeçar i 2030 do të fillojë aty ku nisi gjithçka. Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të jenë vendet ku zhvillohen ndeshjet hapëse të Botërorit”, shkruante Dominguez.

“2030 Argjentina, Uruguai dhe Paraguai do të inaugurojnë Botërorin. Argjentina do të luajë ndeshjen e parë të fazës së grupeve si pritëse në shtëpinë e saj, para njerëzve të saj”, shkruante Tapia.

Postime që lënë të kuptohet se vetëm pjesa e parë e aktivitetit do të zhvillohet në Amerikën e Jugut, ndërsa pjesa tjetër, do të zhvendoset në vendet që janë rivale me kandidaturën e tyre për zhvillimin e aktivitetit në vitin 2030. Ato janë Spanja, Portugalia dhe Maroku që kanë paraqitur një kandidaturë të përbashkët, e kësisoj, do të kenë mundësinë që edhe ata të presin ndeshje të turneut. Në këtë mënyrë, bëhet e mundur që sfidat të luhen në Amerikën e Jugut, Europë dhe Afrikë njëkohësisht, si asnjëherë më parë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Reali e Barcelona në “luftë” për Sanen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.