Është duke u bërë progres për stadiumin e ri të Milanit në zonën e San Donatos. Dje, kryetari i bashkisë në periferi të qytetit të Milanos dërgoi dokumentet e nevojshme në zyrat e Rajonit të Lombardisë për të vijuar me procesin.
Dokumenti, mbi 100 faqe, që do të dërgohen edhe në komunën e Milanos dhe në kompaninë “SportLifeCity”, e kontrolluar nga klubi kuqezi.
Pasi ky i fundit, shtatorin e kaluar, depozitoi në bashki kërkesën për ndryshim të instrumenteve të urbanistikës në fuqi dhe lëvizjen e Milanit në javët e fundit, me dorëzimin e certifikatave të përcaktimit për blerjen e pjesës së fundit të trojeve të stadiumit, duket se kuqezinjtë kanë bërë zgjedhjen për të mos vijuar në “San Siro”.
PANORAMASPORT.AL