• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, November 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendime kundërthënëse të FFK-së, ruan klubin por ndëshkon vëzhguesin e ndeshjes

07/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja Prishtina e Re – Drenica nuk prodhoi pothuajse asgjë gjatë ndeshjes, pasi ajo u mbyll pa gola, 0-0.

Mirëpo, pas përfundimit të saj, kjo ndeshje mori një vëmendje të madhe.

Fillimisht, u raportua se Drenica do ta humbiste ndeshjen në tavolinë, pasi kishin aktivizuar një lojtar që nuk kishte të drejt lojë dhe nuk figuronte në listën e lojtarëve për ndeshje.

Mirëpo ankesa e Prishtinës së Re u hodh poshtë nga Komisioni i Garave të FFK-së, duke konfirmuar se lojtari ishte i regjistruar në sistemin “MyFFK”.

Ndërsa, sot, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës ka njoftuar dënimin e delegatit të ndeshjes, Liridon Poroshtica.

Sipas njoftimit të publikuar nga FFK-ja, Poroshtica dënohet me tre muaj mosushtrim të detyrës së tij, pasi dështoi në zbatimin e Rregullores së Garave të FFK-së.

“Delegati i ndeshjes Prishtina e Re – Drenica, Liridon Poroshtica. Ka dështuar në zbatimin dhe aplikimin e Rregullores së Garave në fuqi, duke mos respektuar detyrimet që i takojnë delegatit të ndeshjes sipas protokollit zyrtar në ndeshjen Prishtina e Re –Drenica. Bazuar në nenin 3 paragrafi 1 pika K si dhe neni 6 paragrafi 1 pika 2/A të Rregullores disiplinore: Dënohet me 3 (tre) muaj mos ushtrim të detyrës zyrtare të delegatit sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Next Post

Kleofina flet për dasmën 1 milion dollarëshe me Benjamin Pavard: Kishte më shumë shqiptarë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.