• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendimet e Disiplinës/ Flamurtari “humbet” tifozët për 8 javë

22/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Janë publikuar ditën e sotme vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së për javën që lamë pas në futbollin shqiptar. Flamurtari humbet për 8 javë tifozët pas incidenteve që ndodhën në sfidën kundër Teutës në kampionat.

Më poshtë vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  1. Flamurtari FC, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të paautorizuar në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8, 13/2, 17/1, 17/2/a, 17/2/h dhe 77 të KDE, dënohet me zhvillimin 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë.

Për shkak të natyrës së rëndë të shkeljeve, cenimit të sigurisë së lojtarëve dhe interesit publik të garës, masa disiplinore e zhvillimit të ndeshjeve pa spektatorë nuk lejohet të konvertohet ne perputhje me nenin 75 te KDE

  1. Zyrtari i KF Vora, Bazio Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i FK Pogradeci U-19, Aldor Cekici, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Lojtari i FK Pogradeci U-19, Igli Xhajollari, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i KF Shkodra U-19, Klisman Kallajxhiu, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i Rinia EL U-15, Enes Pelushaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i KF Shënkolli U-14, Mateo Meta, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Next Post

“Ishte një kënaqësi”, Endrick largohet nga Reali i Madridit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.