Vinisius Zhunior nuk do të skualifikohet, pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes Valencia-Real Madrid, të luajtur të dielën në Mestalla.
Vendimi u mor nga Komiteti i Garës (Komisioni i Disiplinës dhe Etikës) i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), i cili pas takimit për shtatë orë, anuloi sanksionin disiplinor ndaj brazilianit, nisur nga provat e siguruara nga Real Madrid.
Ngjarja e ndodhur
Iglesias Villanueva, kreu i VAR-it në Mestalla, nuk i kishte treguar gjyqtarit De Burgos të gjithë sekuencën e konfliktit midis Vinit dhe Hugo Duro, “duke ndikuar në vendimin e arbitrit”. Lojtari i Valencias kapi për qafe kundërshtarin e tij, por ky gjest nuk ishte shfaqur gjatë rishikimit të pamjeve, duke bërë kështu që arbitri të ndëshkonte vetëm numrin brazilianin.
I njëjti Komitet i Garës ka urdhëruar mbylljen e tribunës ‘Mario Kempes’ për 5 ndeshje, ndërsa Valencia do të duhet të paguajë një gjobë prej 45.000 euro.PANORAMASPORT.AL