• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendimi i papritur, kampioni i Botës me Italinë në 2006 largohet nga drejtimi i skuadrës që sapo ngjiti në Serinë A

14/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fabio Groso nuk do të jetë trajneri i Frosinones në sezonin e ardhshëm. Ish-mbrojtësi, i cili bëri emër në vitin 2006 duke u kthyer në një nga protagonistët e fitores së Botërorit me Italinë, ka filluar të njihet në arenën ndërkombëtare edhe si trajner.

LAPR1323-0344-kQnH--712x402@Gazzetta-Web_712x402

Padyshim arritja më e madhe e karrierës së tij ishte ngjitja e Frozinones në Serinë A, duke e bërë këtë klub fituesin e Serisë B në edicionin e fundit. Një arritje e shkëlqyer për Groson, por i cili në mënyrë të papritur ka vendosur që të mos vazhdojë kontratën që kishte lidhur më këtë klub.

Kontrata e tij përfundonte në qershor dhe ai ka vendosur të mos e rinovojë marrëveshjen. Kjo, për shkak se për të ka interesim nga një klub me emër si Sampdoria që e tërheq shumë edhe pse bëhet fjalë për të paktën një tjetër edicion në Serinë B. Gjithashtu, edhe Olimpik Marseja është tunduar nga ideja që të afrojë Groson, i cili tashmë do të ketë mundësinë të zgjedhë ku të vazhdojë karrierën, pasi është kthyer në një nga trajnerët e rinj më interesantë në qarkullim.

PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Macron për Mbappen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.