Wednesday, 27. May 2026
Sport

Vendimi i UEFA-s për Rumani-Kosovë, KAS hedh poshtë pretendimet e rumunëve

GS 13/02/2025 1 Min. Lesezeit

KAS ka mbajtur vendimin e UEFA-s, për ta dënuar Rumaninë me 128 mijë euro gjobë dhe 1 ndeshje pa tifozë, pas përballjes me Kosovës.

Screenshot 2025-02-13 180356

Gjykata e Arbitrazhit sportiv i konsideron proporcionale me sjelljet, vendimet e marra kundër rumunëve.

“Paneli vendosi se shkeljet e kryera nga tifozët rumunë ishin serioze dhe se sanksionet ishin në përputhje me Rregulloret Disiplinore të UEFA-s dhe jo disproporcionale”, njoftohet nga KAS.

Në anën tjetër nuk ka akoma përgjigje për kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kujtojmë se këto të fundit kanë ankimuar vendimin e humbjes 3-0 në tavolinë, pasi braktisën sfidën për shkak të thirrjeve raciste.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: