• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendimi i Xherdan Shaqirit, i la pa fjalë! Mediumi zviceran: Nuk dëshiron të bëjë publike

15/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti Xherdan Shaqiri dhe FC Baseli festojnë fitoren me rezultat 3:0 ndaj Schaffhausen-it në ndeshjen e dytë dhe të fundit miqësore.

Xherdan Shaqiri ndoshta nuk do të luajë kurrë për vetë FC Rapperswil-Jona. 

Vendimi i tij që u publikua dje si aksionar i ri i klubit të ligës së tretë, la pa fjalë të gjithë.

Megjithatë, si aksionari i ri i klubit nuk e sheh veten si një investitor të heshtur në sfond, ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

“Rappi është klubi i përsosur për të marrë një vështrim në fushën e menaxhimit”, tha golashënuesi më i mirë i FC Baselit të mërkurën pas fitores 3:0 në miqësoren kundër Schaffhausenit. 

Shaqiri gjithashtu bëri të ditur se ai nuk e sheh domosdoshmërisht të ardhmen afatgjatë të Rapperswil në Ligën e Promotion – të nivelit të tretë.

“Do të bëjmë një analizë se ku duam të shkojmë me klubin”, tha Shaqiri.

Shaqiri ka një miqësi të gjatë me presidentin e Rappit, Rocco Delli Colli. Pasi klubi i Zvicrës Lindore njoftoi në fillim të vitit se do të sillte si konsulentë vëllain e Shaqirit, Erdinin dhe partnerin e tij të biznesit, Arbër Sakiri, profesionisti i FC Baselit tani po bën një investim financiar. 

Megjithatë, ai nuk dëshiron të bëjë publike se sa e madhe është pjesa e tij.

Shaqiri tregon se paraprakisht i është dashur të sqarojë çështje të ndryshme ligjore.

Së fundi, si një lojtar aktiv për një klub zviceran, ekziston rreziku i një konflikti interesi. Ai kishte marrë edhe më parë dritën e gjelbër nga FC Baseli.

Mirëpo, Shaqiri në të ardhmen e afërt nuk do të shihet rregullisht në Rapperswil. “Për momentin jam plotësisht i fokusuar te Baseli”, premton ai.

Next Post

Flamurtari nis nga largimet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.