• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendimi mbi Super Ligën, sot bota e futbollit mund të tronditet / Ja skenarët e mundshëm

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 19 prilli i vitit 2021, ku bota e futbollit realisht u trondit nga shpallja e krijimit të Super Ligës, një turne që kishte në krye tri “koka” të rëndësishme si Juventusi (Andrea Anjeli), Reali i Madridit (Florentino Perez) dhe Barcelona (Joan Laporta, i saporizgjedhur) kanë kaluar plot 976 ditë, por më në fund ky debat që ka ndarë në dysh opinionin sportdashës, pa dyshim që mund të shkatërrojë edhe sistemin aktual, do të marrë fund sot.

superliga

Në orën 9:30 të mëngjesit pritet që Gjykata Europiane e Drejtësisë të prononcohet, duke vendosur që t’i japë të drejtë Super Ligës, e cila akuzon UEFA-n e FIFA-n për monopol sportiv, apo të lindë një epokë e re, e cila do të zhvlerësonte këto dy organizata dhe do të lindte një epokë e re. Dhe në varësi të vendimit që do të vijë, ja cilët janë skenarët:

VENDIMI NUK PRANOHET – Kjo do të thotë që gjithçka qëndron siç është aktualisht, me UEFA-n dhe FIFA-n që ruajnë pozitat e tyre “monopoliste” mbi organizimin e turneve europiane e botërore për klube.

VENDIMI PRANOHET – Kjo do të çorodiste futbollin në nivel global. Federatat do të shkundeshin, duke qenë se klube të ndryshme mund të zgjidhnin Super Ligën dhe të tjera UEFA-n, por duke shkatërruar sistemin kalendarik për kampionatet dhe rishkruar formatet ligjore në federata të ndryshme.

Por mbi të gjitha, UEFA dhe FIFA do të humbnin jo vetëm pozitat aktuale në botën e futbollit, por do të niste edhe një çoroditje ekonomike, duke qenë se federatat do të humbnin investimet ekonomike nga UEFA e FIFA, në qoftë se edhe një klub i vetëm do të zgjidhte Super Ligën. Shkurt, do të nevojitej një riformatim i të gjithë sistemit të futbollit europian e botëror.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lavezzi shtrohet në spital, argjentinasi me të çarë në bark dhe frakturë në shpatull

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.