Wednesday, 1. April 2026
Sport

Vendimi për Superligën gëzon Barcelonën, Laporta: Ra monopli mbi futbollin, hapet rruga për një kompeticion të ri elitar në Europë

GS 21/12/2023 2 Min. Lesezeit

Superliga e Europës ka fituar gjyqin me UEFA-n dhe FIFA-n në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së. Kjo e fundit ka dhënë vendimin final sa i përket një nga çështjeve më të mëdha në historinë e futbollit, duke i dhënë të drejtë klubeve që donin të ndërmerrnin këtë aktivitet. Ajo thotë që vendimet e marra nga UEFA dhe FIFA për të dënuar këto klube janë ilegale, por nuk thotë asgjë për përjashtimin e këtyre klubeve nga aktivitetet e dy organizatave më të mëdha të futbollit.

Joan-Laporta-966x609-c-default

Gjiganti spanjoll i futbollit, Barcelona, ka shprehur menjëherë “kënaqësinë” në lidhje me vendimin e gjykatës.

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre të internetit, katalanasit shkruanin: “Si një nga klubet që drejton projektin e Superligës, FC Barcelona mendon se vendimi i hap rrugën një kompeticioni të ri futbolli të nivelit elitar në Europë duke kundërshtuar monopolin mbi botën e futbollit.  Dëshirojmë të iniciojmë diskutime të reja për rrugën që duhet të ndjekin garat evropiane në të ardhmen.”

Presidenti i klubit Joan Laporta publikoi gjithashtu një video duke shprehur mbështetjen e tij për Superligën e urryer.

Edhe rivalët e tyre në La Liga, Real Madrid dhe presidenti i tyre Florentino Perez bëri të njëjtën gjë me një deklaratë në faqen e tyre të internetit.

;

PANORAMASPORT.AL

Teilen: