• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendimi/ Rezultatet zhgënjyese, Allegri rikthen Juventusin 17 muaj pas në kohë

16/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një fitore në shtatë ndeshjet e fundit kanë “turbulluar” ujërat në ambientin e Juventus. Bardhezinjtë, jo vetëm që dolën përfundimisht nga gara e titullit, por për momentin kanë “rrëshkitur” në vendin e tretë të klasifikimit duke u parakaluar nga Milan.

Përkohësisht, objektivi për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm duket i sigurt, megjithatë skuadrës torineze i duhet të rikthehet shpejt te rezultatet pozitive, madje që nga ndeshja e radhës kundër Genoas të dielën në shtëpi.

Në lidhje me këtë sfidë, trajneri Massimiliano Allegri ka vendosur që ta mbajë ekipin në grumbullim. Kështu, lojtarët nuk do të kthehen në shtëpi, por do të qëndrojnë në qendrën stërvitore për të përgatitur në detaje ndeshjen me Genoan. Allegri synon që të rikthejë përqëndrimin e fillim sezonit te skuadra dhe stërvitjet do të jenë intensive për të rigjetur rezultatet pozitive.

Vendimi i Allegrit për ta mbajtur skuadrën në grumbullim, nuk është një praktikë e shpeshtë te Juventus. Madje, hera e fundit që bardhezinjtë “vuanin” një vendim të tillë ishte në 13 tetorin e vitit 2022, pas një disfate kundër Maçabi Haifa në Champions League.

Next Post

Denoncime e akuza nga Brazili, Vini bëhet skandal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.