• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendimtar tek Interi, Lautaro kërkon “Topin e Artë”

18/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ulërima dhe festa e jashtëzakonshme e Lautaro Martinezit duke u ngjitur te tifozët është pasqyra e qartë e mbrëmjes së Interit në Champions. Sigurisht që kapiteni ka një peshë të rëndësishme dhe të madhe në këtë rrugë të shkëlqyer të zikaltërve në Europë dhe në ëndrrën “Tripletë”.

lautaro

Lautaro ka shënuar golin e 21 sezonal kundër Bajernit dhe është bërë lojtari i parë i huaj që arrin kuotën e 150 golave në të gjitha kompeticionet. Teknikë, karakter dhe dëshirë për t’u sakrifikuar në fushë. Argjentinasi është simboli i vërtetë i Interit të Inzagit, që ka një uri të jashtëzakonshme për të fituar Champions-in. Nuk e ka harruar ende finalen e humbur në Stamboll dhe fjalët pas Bajernit të bëjnë që të kuptosh shumë: “Jemi një skuadër me bo… të mëdha. Ne besojmë”.

TOPI I ARTË

Por, nga vazhdimësia e Champions-it dhe gjysmëfinaleve do të varet gjithashtu edhe “Topi i Artë” në këtë sezon, me Lautaron që është sërish aty në skenë. Sipas lajmit të “L’Equipe”, të gjithë lojtarët e renditur në krye në sezonin e kaluar janë jashtë Champions-it, pra Rodri, Vinicius, Bellingham, Karvahal dhe Haland. Pa harruar që Mbape është jashtë gare nga Arsenali. Për momentin, kandidatët kryesorë për të fituar këtë trofe janë Lautaro Martinez dhe Lamin Jamal, të vetmit në garë në Europë dhe mes 10 më të mirëve të sezonit të kaluar 2024.

Për akordimin e këtij çmimi sigurisht që ka edhe një peshë të rëndësishme Champions-i, por mbetet për t’u parë edhe Botërori i klubeve. Për momentin janë ata të mësipërmit kandidatë, por sigurisht që nuk mungojnë edhe të tjerët si Dembele, Rafinja dhe Levandovski. Një treshe magjike që gjithashtu i ka “kartat” në rregull për të ëndërruar “Topin e Artë”.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trepça shokon Trepçën ’89 në derbin e emnakëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.