Pavarësisht interesit të vazhdueshëm, sidomos nga Manchester City, Barcelona dhe vetë Dani Olmo, kanë refuzuar ofertat e ardhura dhe kanë vazhduar bashkëpunimin mes tyre. Por, situata mund të ndryshojë këtë verë.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur se Dani Olmo mund të largohet në verë, vetëm për shifrën 100 milionë euro. Ofertave ardhura deri më tani kanë qenë 60-70 milionë euro nga Man. City, por që janë shumë larg pretendimeve të Barcelonës.
27-vjeçari i cili luan si mesfushor sulmues dhe anësor mund të jetë i “sakrifikuari” i madh i Barcelonës gjatë verës, duke ditur që katalanasit po punojnë për të bërë disa nënshkrime me kosto të madhe dhe duhen siguruar sa më shumë të ardhura.
Pista më e mundshme në rast largimi nga Barcelona, duket Premier League me ekipe si Man. City dhe Man. United. Për Dani Olmo ka interes të jashtëzakonshëm edhe nga Arabia Saudite, ku klubet saudite janë gati të bëjnë çmendurinë për të, por vetë lojtari nuk duket i interesuar në këtë moment për një lëvizje të tillë.