Thursday, 23. April 2026
Sport

Vendos goli i Rashicës, Skënderbeu mposht Kukësin

GS 11/02/2024 1 Min. Lesezeit

Vendos goli i Rashicës, Skënderbeu mposht Kukësin dhe rikthehet tek fitorja në kampionat!

Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Superiore.

Korçarët arritën të fitonin 3 pikët falë golit të vetëm të shënuar gjatë ndeshjes. Rashica bëri heroin për vendësit duke i rikthyer tek fitorja skuadrën e Gvozdenoviçit.

Pas këtij triumfi, Skënderbeu shkon në kuotën e 28 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 7-të. Ndërsa Kukësi renditet në vendin e fundit me 19 pikë.

Teilen: