Sunday, 15. March 2026
Futboll

Vendos SUPERGOLI i Szoboszlai, Liverpool e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Tottenham (video)

GS 15/03/2026 1 Min. Lesezeit

Liverpool është duke udhëhequr 1-0 ndaj Tottenham, në sfidën që po luhet në “Anfield” e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.

Në minutën e 11-të, Tottenham iu afrua shumë golit me Souza, por goditja e brazilianit u ndal në mënyrë perfekte nga bashkëkombësi i tij, Alisson Becker.

Sfida u zhbllokua në minutën e 19-të ku Dominik Szoboszlai ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 21-të, Liverpool i afrohet golit të dytë, por goditja e Ryan Gravenberch përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë. Në minutën e 36-të, sërish një mundësi e artë për Liverpool-in për të gjetur golin e dytë, por goditja e Cody Gapko përplaset në shtyllën e majtë.

Në fund të pjesës së parë, Richarlison provon të shënojë me kokë pas një topi të ardhur në zonë nga goditja e këndit, por Alisson është i vëmendshëm. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Liverpool.

SHIKOGOLIN

Teilen: