Thursday, 26. March 2026
Sport

Vendoset gjithçka, Asllani nuk largohet nga “zikaltërit”

GS 01/09/2023 1 Min. Lesezeit

Tashmë gjithçka është vendosur, talenti i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do të qëndrojë tek Inter, me “yllin” e mesfushës që ka vendosur të mos ndryshojë skuadër, pavarësisht se në ditën e fundit të merkatos, në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta huazimi nga klube si Fiorentina e Sassuolo.

Gjithsesi pas një takimi me menaxherët e tij dhe drejtuesit “zikaltër”, duket se Asllani ka vendosur të luajë shanset e tij nën urdhrat e teknikut Simone Inzaghi, pasi ka refuzuar të gjithë ofertat për huazimin.

Asllani luajti pak sezonin e kaluar dhe këtë vit nuk ka zbritur ende në fushë ende në asnjë prej dy ndeshjeve zyrtare, megjithatë duket i bindur t’i ndryshojë mendjen trajnerit italian dhe të marrë më shumë hapësira përpara mbrojtjes. /i.m /abcnews.al 

Teilen: